powered_by.png, 1 kB

Faqja e Parė
Pėrfundon hetimiI / Prokuroria: "Ja pėrse vdiq Dritan Hoxha"
Shkruar nga Etleva Delia, Aulona Kadillari   
e martė , 19 gusht 2008
ImageI janë dashur vetëm tre muaj hetime Prokurorisë së Tiranës për të dhënë një konkluzion përfundimtar për aksidentin që pësoi presidenti i "Top Medias", Dritan Hoxha. Vetëm pak ditë më parë, prokurorët i dhanë dorën e fundit dosjes hetimore dhe vendosën mbylljen përfundimtare të hetimeve. Përfundim mbi të cilin është shkruar: Vdekja e Dritan Hoxhës ka ardhur nga shpejtësia e lartë. Burime të sigurta nga Prokuroria e Tiranës thanë për gazetën "Tirana Observer", se ky konkluzion sqaron dhe kthjellon një herë e mirë të gjitha dyshimet dhe hamendjet për aksidentin tragjik në të gdhirë të 23 majit, kur automjeti i tij, tip "Ferrari", u përplas fatalisht me një pemë në bulevardin "Bajram Curri" në Tiranë.
Regjistrohuni pėr tė lexuar pėrmbajtjen...
 
Vera e re nė fuēinė e vjetėr / Vartėsia e prokurorisė
Shkruar nga Roland Qafoku   
e martė , 19 gusht 2008
ImageÇ'do të ndodhë në shtator në Shqipëri? Të gjitha do të ndodhin. Do mbarojnë pushimet. Do nisë nga puna Parlamenti, qeveria do rinisë punën me 100 për qind të energjive. Do nisë viti i ri mësimor. Pa do nisin debatet për Kodin e ri Zgjedhor. Do nisë më herët se ngaherë fushata elektorale. Njësh me të do nisë hartimi i listave për kandidatët për deputetë. Por edhe ndonjë lëvizje politike brenda së majtës që të gjithë e parashikojnë dhe të gjithë e mohojnë. Pa do miratohet ligji i ri për dosjet e Sigurimit dhe më e rëndësishmja e të rëndësishmeve, do miratohet ligji i ri për prokurorinë. Por që pikën më të nxehtë ky ligj do të ketë vartësinë e prokurorisë.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Sekretet e mė tė fortėve tė botės, ēfarė fshehin Merkel, Bler, Putin e tė tjerė
Shkruar nga Blendina Cara   
e martė , 19 gusht 2008
ImageAto kanë drejtuar e drejtojnë shtetet më të fuqishme të botës. Ato kanë shërbyer si personifikim i forcës dhe pushtetit. Jemi mësuar t'i shohim na marrëdhënie diplomatike, ndërkohë që pas postit të tyre ato janë njerëz si gjithë të tjerët, me dobësitë e sekretet njerëzore.
Kush e dinte se presidenti Theodore Roosevelt, "njeriu i brishtë" ishte në gjendje të vriste një luan mali vetëm me një thikë. Ndërkohë një prej pasardhësve të tij, Bill Clinton-it nuk i duhet të luftojë me luanë mali, por i duhet të përballet më më shumë se një alergji. Ai ka alergji nga bifteku, qumështi, macet e poleni.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Njerėzit mė tė famshėm qė kanė nė pronėsi edhe vreshta me rrush
Shkruar nga Aurora Foto   
e martė , 19 gusht 2008
ImageDavid Beckham e di se çfarë është në modë. Për përvjetorin e 34-t të gruas Victoria në fillim të këtij viti, futbollisti britanik bëri ashtu si të gjithë celebritetet dhe i bleu një ndër aksesorët më trendi të momentit: vreshtin personal në Napa Valley, Kaliforni. Familja Beckham nuk është e vetme për faktin se zotëron një copë toke në Hollywood. Falë tregut në rritje të celebriteteve dhe pagave të tyre stratosferike, prodhimi i verës është kthyer në një hobi zgjedhjeje për të pasurit dhe të famshmit e botës.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Harta e zjarrit pėr kėtė verė nė Shqipėri. Dje, nė flakė edhe Himara
Shkruar nga Etleva Delia, Entela Resuli   
e martė , 19 gusht 2008
ImageMund të konsiderohet si një nga vitet që e ka djegur më shumë Shqipërinë. Në qoftë se një qenie frymore nuk jeton dot pa mushkëri, një vend konsiderohet i vdekur pa pyje dhe gjelbërim. Të nxehtit, por edhe tendenca për të hapur sa më shumë toka djerrë, ka sjellë që në vendin tonë të digjen mijëra hektarë pyje e kullota pemë frutore në të gjithë vendin. "Tirana Observer" bënë një përmbledhje të të gjithë zjarreve që kanë rënë në vendin tonë gjatë këtyre katër muajve. Ku më i djegur rezulton jugu i Shqipërisë. Gjithsej në të gjithë vendin numërohen 76 vatra masive që kanë djegur pemë frutore, por edhe kullota, ndërsa dje zjarri në Himarë arriti të djegë dhe makina e banesa.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 6 nga 13

Lajme shkurt

Shkurt nga politika
Ilir Meta: Në 2009-ën Berish në pension

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta e cilësoi të dështuar bilancin e shtatë muajve të qeverisë demokratike. Ndërsa bashkëpunimi mes PS-PD, për kreun e LSI-së, ka prodhuar vetëm degjenerim dhe dështim total.
 
Shkurt nga aktualiteti

Pranga ndihmësit në arratisjen e Alket Rizait

ATHINE-Arrestohet personi që ndihmoi shqiptarin Alket Rizai të arratisej nga burgu grek. Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, të cilat deklarojnë se dje i janë vënë prangat në Agrinio të Greqisë perëndimore 27-vjeçarit Spiros Dhravilas, një prej dy personave që morën pjesë në arratisjen spektakolare të Alket Rizait nga burgu i Koridhalose me helikopter para dy vitesh, më konkretisht pasditen e 4 qershorit të vitit 2006.
 
Shkurt nga aktualiteti

Kërcënoi gruan,
përfundon në qeli

MALËSI E MADHE - Ka keqtrajtuar bashkëshorten dhe e ka kërcënuar, përfundon në qeli. Dje policia e Malësisë së Madhe ka bërë të mundur arrestimin e Man Zekaj, 48 vjeç. Sipas një njoftimi për shtyp të uniformave blu të qytetit verior, mësohet se pas një informacioni të marrë se 48-vjeçari kishte kanosur për motive të dobëta bashkëshorten e tij, D. Zekaj, 52 vjeç, forcat policore mbërritën në vendngjarje duke bërë kapjen në flagrancë të Zekaj. Të njëjtat burime pohojnë se gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë automatike model 56, 390 fishekë, si dhe 8 karikatorë. Tashmë veç kanosjes 48-vjeçari do të akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.

 

Sondazhi Javor

A besoni nė njė bashkėpunim mes Ilir Metės dhe Fatos Nanos?
 

Data dhe Ora

Kush eshte Online

Momentalisht janė 28 vizitorė dhe 1 anėtarė online
tob-100-r.jpg

Abonohuni

© 2008 Tirana Observer. Ju lutemi respektoni punėn tonė. Askush nuk mund tė pėrdorė dhe ribotojė pa leje materialet tona.
Nė rast tė kundėrt do pėrballet me sanksione ligjore.