Written by Erion Habilaj    PDF Print E-mail
Milo e Gjinushi: Negociatat mbaruan, tani protesta

Koalicioni i majtë opozitar paralajmëron shumë shpejt nisjen e protestave në të gjithë vendin, nëse në një kohë të shkurtër mazhoranca nuk do të bjerë dakord për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo janë skeptikë për arritjen e një marrëveshjeje, madje në këtë pikë Gjinushi, e shikon si kohë të çuar dëm dhe dy muajt kur PS dhe PD negociuan për zgjidhjen e krizës politike në vend. Kryetari socialdemokrat, Skënder Gjinushi, thotë se kryeministri Berisha ka frikë nga hetimi i zgjedhjeve të shkuara, ndërsa kryetari i Demokracisë Sociale, Paskal Milo, argumenton se demokratët po përdorin qëllimisht strategji e taktika për ta sfumuar transparencën, deri në prag të zgjedhjeve vendore. Milo pohon se opozita nuk do të heqë dorë nga transparenca e votës, dhe për këtë do të përdoren të gjitha mjetet demokratike përfshirë dhe protestat masive në popull. Ndërsa Gjinushi është më radikal, kur thotë se përmes këtyre protestave duhet të kërkohet largimi i qeverisë, për të shkuar paralelisht në maj në mbajtjen e zgjedhjeve vendore dhe atyre parlamentare. Koalicioni opozitar ka institucionalizuar në këtë mënyrë dhe veprimin dhe aksionin politik, që pas takimit të një dite më parë. Aleatet ranë dakord të takohen në mënyrë periodike një herë në javë, për të bashkërenduar jo vetëm aksionin politik, por edhe për të analizuar situatën ekonomike në vend.

Last Updated ( Thursday, 09 September 2010 11:52 )
 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.