Mazhoranca parlamentare ka shprehur hapur se kërkon “kokën” e Bahri Shaqirit. Gjithë debati i hapur është tregues i qartë se kryeministri Berisha nuk e ka të preferuarin e tij kreun aktual të Shërbimit Informativ Shtetëror. Replikat deri në përplasje mes kryeministrit dhe SHBA-së janë tregues i qartë se Shaqiri duhet të dorëzojë atë post i cili historikisht ka qenë një “minë me sahat” për atë që e ka mbajtur. Por në të vërtet nuk është vetëm Shaqiri ai i cili po kërkohet të mënjanohet nga posti i kryetarit. Historikisht kryetari i këtij institucioni që ka pasur emra të ndryshëm ka pasur një fund jo dhe aq të lumtur. Shumica e tyre janë eliminuar edhe fizikisht, ndërsa të tjerë janë anatemuar dhe shmangur si njerëz të dobishëm më për shoqërinë. Janë të pakta ato raste për mos thënë që nuk ekzistojnë kur shefi i shërbimit sekret të jetë larguar nga posti në kushte normale. Gazeta boton sot historitë e të gjithë drejtuesve të shërbimit inteligjent dhe si kanë përfunduar. Fundi tragjik i kryespiunëve Kanë pasur një nisje mjaft të mirë në karrierën e tyre si drejtues të shërbimit sekret. Kanë hetuar duke vënë përpara gjyqeve persona që rrezikonin sigurinë e vendit. Por në fund ka përfunduar si vet viktimat e tyre. Madje akuzat që kanë dënuar “sigurimsat” janë pothuajse të njëjta, ose agjent i shërbimeve të huaja ose armik i popullit. Koçi Xoxe Ai që ka drejtuar për herë të parë dhe që i ka dhënë frymën e parë Mbrojtjes së Popullit ose ndryshe Sigurimit të Shtetit është Koçi Xoxe. Ka pasur në fillimet e tije poste të rëndësishme në Partinë Komuniste. Shërbimi i pa kursyer ndaj kësaj partie e vendosi atë si drejtues të Sigurimit të Shtetit njëkohësisht edhe ministër të Punëve të Brendshme. Pas disa vitesh qëndrim në këtë post Xoxe akuzohet se ishte agjent i jugosllavëve. Për të është zhvilluar gjyqi ku ai ka pranuar këtë akuzë. Më pas dënohet me vdekje nga Gjykata Speciale dhe pushkatohet muaj më vonë. Nesti Kerënxhi Por nuk ka pasur të njëjtin fat drejtuesi i dytë i sigurimit të Shtetit Nesti Kerënxhi. Ai është arrestuar dhe pas një viti është lënë i lirë. Vaskë Koleci Edhe Vaskë Koleci është akuzuar për spiunazh, por përveç qëndrimit 30 muaj në burg, familja e ish-drejtuesit është internuar. Beqir Ndou Ka qenë drejtuesi i tretë i Sigurimit të Shtetit, por edhe ky si gjithë kolegët e tij ka përfunduar në burg. Kadri Hazbiu Edhe Kadri Hazbiu, i cili veç postit të shefit të Sigurimit të Shtetit ishte edhe një nga agjentët më të njohur të tij. Pseudonimi i ministrit të Brendshëm ishte “Besniku”. Por edhe pse i shërbeu vendit dhe partisë së asaj kohe, pikërisht kjo e fundit e dënoi me pushkatim me akuzën e armikut të popullit. Mihallaq Ziçishti Është dënuar nga gjykata, por jo me pushkatim si kolegët e tij të mëparshëm, por me 25 vjet burg. Jo vetëm kaq, për Mihallaq Ziçishtin ka pasur edhe një dënim me gjobë që duhet t’i japë shtetit. Feçor Shehu Ministër i Brendshëm dhe njëkohësisht edhe drejtues i Sigurimit të Shtetit. Por nuk ka qëndruar shumë në këto poste të rëndësishme dhe kyçe të asaj kohe dhe më pas është akuzuar për krime e tradhti ndaj Atdheut, pjesëmarrje aktive në organizatë. Për këtë akuzë Feçor Shehu dënohet vdekje. Kadri Gojashi Mund të thuhet që ka shpëtuar paq, nga zinxhiri i ekzekutimeve të “sigurimsave”. Pas vrasjes së Mehmet Shehut, drejtuesi i Sigurimit të Shtetit Kadri Gojashi, është shkarkuar nga kjo detyre dhe është emëruar në një më të ulët. Motivacioni i shënuar në fletën e shkarkimit për të ishte i largimit nga puna, ishte akuzuar nga partia se i kishte munguar vigjilenca. Por dënimi për të ka qenë vetëm të punojë si punëtor krahu. Më pas ardhja e demokracisë në viti 1990 e shpëtoi atë nga një gjyq i mundshëm. Zylyftar Ramizi Me ZylYftar Ramizin mbyllet me kapak hermetik historia e drejtuesve të Sigurimit të Shtetit. Madje për të ardhja e demokracisë ka qenë me fat. Pasi dënimi që ishte dhënë për drejtuesin e Sigurimit të Shtetit është amnistuar duke e lënë të lirë. Bashkim Gazidede Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar në vitet 1992-1997 Studioi në Universitetin e Shkodrës dhe u diplomua ne Universitetin e Tiranës. Më pas ka qenë profesor algjebre në Universitetin e Tiranës për shumicën e jetës së vet. Vdiq më 25 tetor të vitit 2008, pas një sëmundje të gjatë. Kujtim Hysenaj Hysenaj ka qenë një ndër diplomatët e karrierës në Shqipëri. Më 19 nëntor të vitit 2002 emërohet në krye të Shërbimit Informativ Shqiptar. Pas në sëmundje të rëndë pas pak muajsh se të merrte këtë post ndërron jetë në një spital të Turqisë. Petrit Myftari Për shkak të ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të Kujtim Hysenaj, kryeministri i kohës Fatos Nano komandoi në krye të SHISH-it Petrit Myftarin. Myftari qëndroi deri sa u zgjodh në kreu i SHISH-it Bahri Shaqiri. Bahri Shaqiri Shaqiri është kreu aktual i SHISH-it i cili e mban këtë post prej vitit 2005. Aktualisht Shaqiri është në një situatë të acaruar me kryeministrin pasi ky i fundit hapur ka kërkuar largimin e tij nga drejtimi i SHISH-it. Në një konflikt me kryeministrin edhe Shaqiri duket se do të ketë vështirë të mbaj gjatë postin aktual.
Historia e krijimit të SHISH-it Që nga viti 1912 kur Shqipëria u shpall shtet i lirë dhe i pavarur duke deklaruar shkëputjen e çdo lloj lidhjeje me Perandorinë Osmane të asaj kohe, data më e vjetër e krijimit të Shërbimit Sekret të shtetit shqiptar është 17 dhjetori i vitit 1912. Qeveria e Ismail Qemalit e zgjedhur pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912, në kuadër të masave komplekse ushtarake, mobilizuese, diplomatike e vepruese, mori vendim më 17 dhjetor 1912 për krijimin e një shërbimi të fshehtë për viset e banuara prej shqiptarëve. Siç shkruhet fjalë për fjalë në pikën 6 të vendimit të qeverisë së Ismail Qemalit: “ Të organizohet një shërbim i msheftë për vise të shkeluna të Shqipërisë”. Krijimi i Shërbimit të Fshehtë Shqiptar nuk u la vetëm në letër, por për organizimin e tij u ngarkuan persona konkretë ndërmjet të cilëve Lef Nosi e Bajram Curri. Për funksionimin e këtij Shërbimi ka të dhëna edhe pas ardhjes së princ Vilhelm Vidit si sundimtar i Shqipërisë i vendosur nga “Konferenca e Paqes në Londër” në vitin 1913. Pas Luftës së Dytë Botërore, shteti shqiptar që në periudhën dhjetor 1944 - mars 1945 i kushtoi rëndësi të veçantë krijimit të Organeve të Sigurimit të Shtetit.
EMRI: Koçi MBIEMRI: Xoxe Në vitin 1945, zëvendësministër dhe ministri i parë i Brendshëm dhe njëkohësisht shef i Sigurimit të Shtetit ARRESTOHET: 28 nëntor 1948 AKUZA: Agjent i UDB-së jugosllave DËNIMI: 30 maj 1949 dënohet me vdekje nga Gjykata Speciale PUSHKATOHET: Maj 1949
EMRI: Nesti MBIEMRI: Kerënxhi Zëvendësdrejtor i Mbrojtjes së Popullit (Sigurimit të Shtetit) Emërohet ministër i Brendshëm dhe anëtar i Byrosë Politike Pas Kongresit të Parë u përjashtuan nga funksionet qeveritare ARRESTOHET: 1982 AKUZA: Agjent i shërbimeve jugosllave LIROHET: 13 shtator 1983
EMRI: Vaskë MBIEMRI: Koleci DETYRAT: ministër i Brendshëm dhe shef i Sigurimit të Shtetit U morr me ndërtimin e armës së Sigurimit nën kujdesin e përhershëm të këshilltarëve jugosllavë ARRESTOHET: 23 qershor 1951 AKUZA: Spiunazh DËNOHET: 30 muaj burg dhe internim
EMRI: Beqir MBIEMRI: Ndou DETYRAT: Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, njëkohësisht edhe shef i Sigurimit të Shtetit Zv/shefit të Drejtorisë Politike të Ushtrisë Delegat i Këshillit NÇL të rrethit të Tropojës ARRESTOHET: 1945
EMRI: Kadri MBIEMRI: Hazbiu DETYRAT: Punoi si agjent i Sigurimit deri në vitet ‘50 1979 ai punon në drejtim të ministrisë së Brendshme Emërohet ministër i Mbrojtjes deri në vitin 1981 dhe njëkohësisht shef i Sigurimit të Shtetit ARRESTOHET: 15 tetor 1982 AKUZA: Akuzua si armik i popullit dhe i partisë DËNOHET: Me vdekje EKZEKUTOHET: 10 shtator 1983
EMRI: Mihallaq MBIEMRI: Ziçishti VITI I LINDJES: 1921 Zëvendësministër dhe më pas ministër i Punëve të Brendshme dhe gjenerali i Sigurimit të Shtetit ARRESTOHET: 10 gusht 1982 AKUZA: Për krime e tradhti ndaj atdheut DËNOHET: 25 vjet të heqjes së lirisë dhe me heqjen e së drejtës së zgjedhjes për pesë vjet
EMRI: Feçor MBIEMRI: Shehu DETYRAT: Ish-ministri i Brendshëm dhe njëkohësisht shef i Sigurimit të Shtetit ARRESTOHET: 24 mars 1982 AKUZA: Për krime e tradhti ndaj Atdheut DËNOHET: Me vdekje EKZEKUTOHET: 10 shtator 1983
EMRI: Kadri MBIEMRI: Gojashi VITI I LINDJES: VENDLINDJA: DETYRAT: Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit deri në vitin 1981 Kryetar i degës së Punëve të Brendshme në Gramsh
EMRI: Zylyftar MBIEMRI: Ramizi Zv/Ministri i Punëve të Brendshme, njëkohësisht edhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit ARRESTOHET: 1991 AKUZA: Shpërdorim detyre DËNOHET: 1993 me vdekje Ishte shefi i fundit i Sigurimit të Shtetit
EMRI: Bashkim MBIEMRI: Gazidede Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar në vitet 1992-1997 Studioi në Universitetin e Shkodrës dhe u diplomua ne Universitetin e Tiranës. Më pas ka qenë profesor algjebre në Universitetin e Tiranës për shumicën e jetës së vet. Vdiq më 25 tetor të vitit 2008, pas një sëmundje të gjatë.
EMRI: Fatos MBIEMRI: Klosi Prof.Dr. Fatos Klosi një nga fizikanët më të njohur të vendit. Ka drejtuar Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) gjatë viteve 1997-2002. Aktualisht është Shef Katedre në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
EMRI: Kujtim MBIEMRI: Hysenaj Hysenaj ka qenë një ndër diplomatët e karrierës në Shqipëri. më 19 nëntor të vitit 2002 emërohet në krye të Shërbimit Informativ Shqiptar. Pas në sëmundje të rëndë pas pak muajsh se të merrte këtë post ndërron jetë në një spital të Turqisë.
Petrit Myftari Për shkak të ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të Kujtim Hysenaj, kryeministri i kohës Fatos Nano komandoi në krye të SHISH-it Petrit Myftarin. Myftari qëndroi deri sa u zgjodh në krye të SHISH-it Bahri Shaqiri.
Bahri Shaqiri Shaqiri është kreu aktual i SHISH-it i cili e mban këtë post prej vitit 2005. aktualisht Shaqiri është në një situatë të acaruar me kryeministrin pasi ky i fundit hapur ka kërkuar largimin e tij nga drejtimi i SHISH-it. Në një konflikt me kryeministrin edhe Shaqiri duket se do të ketë vështirë të mbaj gjatë postin aktual.
Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).
Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.
Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser.
The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.
Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.