Written by Isidor KOTI    Wednesday, 28 July 2010 14:08    PDF Print E-mail
Kush do ta paguajë ankthin e maturantëve?

Këto ditë, një prej shqetësimeve më serioze për tre mijë familje shqiptare, ka qenë fati i fëmijëve të tyre në lidhje me rezultatet e lëndëve me zgjedhje të Maturës Shtetërore. Në fillim, vonesa u duk një gabim teknik që do të korrigjohej shpejt, ashtu siç ndodh jo pak herë nëpër institucionet dhe administratat tona “të mbingarkuara” me punë dhe halle. Por kur kaluan më shumë se dhjetë ditë heshtje dhe mungese informacioni nga dikasteri përgjegjës dhe degët arsimore që ka në varësi nëpër rrethe, ankthi dhe pasiguria u kthye në ortek që trokiti beftë në dyert e kyçura të shkollave dhe drejtuesve të tyre që dinin të ngrinin vetëm supet në shenjë paditurie.

Ndoshta dikush prej kolegëve të arsimit dhe atyre të medias do t’i jepte një buzëqeshje fundit të kësaj historie, por ky është një fenomen që po bëhet tejet i frikshëm për kastën intelektuale të brezave të ardhshëm. Sivjet, u vu re mangësia në kohë dhe transparencë e menaxhimit të situatës nga mësuesit e shkollave, drejtuesit e tyre, përgjegjësit e drejtorive arsimore, për të ardhur deri te Ministria e Arsimit, e cila në ndjekje të procedurave rigoroze të vlerësimit konstatoi disa probleme, ende të pasqaruara për maturantët dhe publikun në përgjithësi. Kjo u shoqërua me një indiferencë të pashoqe, duke lënë në fushëbetejë të mbizotëronin hamendjet. Çështja vijoi më tej, duke e shtuar ankthin dhe pasigurinë, përmes dyshimit se këta tre mijë nxënës kishin kopjuar ose kishin bërë gabime teknike s’kualifikuese nëpër teza. Kaq mjaftoi që të hidheshin “në treg” opsione nga më të ndryshmet, hipoteza nga më të çuditshmet që mbajnë jo vetëm vulë mediatike. Në këtë histori befasohesh për disa probleme të dukshme, por mbi të gjitha fatkeqësia më e madhe është që maturanti i dhjetës u fut në një thes më atë të pesës. Ky i fundit madje merr notë më të lartë dhe shkon në Universitet në degën ku dëshiron prindi i tij pasanik dhe me krahë të ngrohtë politikë e farefisnorë, dhe jo aty ku e meriton realisht. Ndodh që jo vetëm “i njomi digjet më të thatin” në këtë katrahurë, por nxënësi i shkretë që ka studiuar për katër vite rresht dhe ka dalë me mesatare të lartë, shumëzohet njësoj përmes koefiçentëve të vlerësimit me shokun e tij të pazot, që e shikon veten të katapultuar në listën e fituesve të këtyre degëve më të mira. Dhe më vonë na dalin mjek, inxhinierë, avokatë e “profesionistë” të paaftë, të korruptuar…që sigurisht vazhdojnë rrugën e prijësve të tyre. Është për të ardhur keq që përgjegjësit e arsimit ia faturojnë fajin këtyre tre mijë maturantëve “kopjacë”, në vend që të bënin një autokritikë të thellë dhe një falje publike ndaj zemrave dhe ndjenjave të lënduara të mijëra familjarëve të varfër dhe të pamundur, që e varin shpresën te edukimi i fëmijëve të tyre të zhgënjyer nga padrejtësitë. Pse nuk vihen para përgjegjësisë mësuesit e këtyre gjimnazeve, dhuruesit e kopjeve që mbushin xhepat ditën e provimit, drejtorët që rrihen dhe çohen në gjendje kome nëpër spitale… me bashkëpunëtorët e tyre? Ndërsa padrejtësitë po kthehen në normë ndër shumë fusha të jetës, ky rast të sjell në vëmendje ku është zanafilla e mentalitetit të xhunglës së këtij realiteti. Pikërisht te edukimi që sot po i nxjerr në rrugë dytësore inteligjentët dhe po i kthen në liderë rrugaçët që thyejnë dyert e dritaret e shkollave dhe ato të ndërgjegjes së paskrupullt të atyre që kanë në dorë pushtetin. Burokracitë, vonesat dhe procedurat e stërzgjatura nuk janë shenjat e një demokracie funksionale, e cila kërkon të mbështetet te njerëzit e ndershëm dhe te drejtësia si institucion. Fatkeqësisht institucion te ne nuk është ligji, por individi, i cili e përdor pushtetin në funksion të qëllimeve të tij dhe jo të shoqërisë, e cila ka nevojë për njerëz të arsimuar me meritë. Për aq kohë sa pasha e ligjit do të shtypet nga pasionet e individit, arsimi dhe shumë aspekte të shoqërisë sonë aktuale dhe të ardhshme, nuk do të shohin dritë në fund të tunelit.

 

Last Updated ( Wednesday, 28 July 2010 14:14 )
 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.